Gani Geci ironizon me Kurtin për dokumentet e dialogut: Është dashtë me ia dorëzu 30 paketa vezë

Gani Geci, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ironizuar në statusin e ish kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ku publikoi dokumentin me të cilin dëshmon se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun kryeministrit të tashëm, Albin Kurtit.

Geci i është drejtuar Hotit duke ironizuar e duke thënë se nuk është dashtë të ia dorëzojë dokumentet me protokoll, dhe se stafi i Kurtit janë duke i kërkuar ato në raftet e në korridoret e qeverisë.Po ashtu Geci ne komentin e tij ka thënë se Hoti është dashtë që në vend të dokumenteve të i dorëzojë kryeministrit 30 paketa vezë.

Ndërsa ky reagim i Hotit për Kurtin ku publikoi edhe dokumentin zyrtar erdhi pasi ky i fundit, tha se më shumë ka kuptuar për dialogun në vizitën e tij në Bruksel se sa nga qeveria në Kosovë.“SQARIM”

Me rastin e dorëzimit të detyrës, kryeministri të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e dialogut, të protokolluara (siç mund të shihet nga dy shkresat).Më 30 prill, unë kam publikuar sqarimin e plotë lidhur me materialet e dorëzuara që i përkasin dialogut me Serbinë. Këtë sqarim po e publikoj edhe një herë’, ka shkruar Hoti.

Be the first to comment on "Gani Geci ironizon me Kurtin për dokumentet e dialogut: Është dashtë me ia dorëzu 30 paketa vezë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*