Gjendet mërgimtari nga Kaçaniku që u raportua si i zhd ukur

Katër ditë më parë kishte dalë nga shtëpia dhe familjarët nuk dinin për vendndodhjen e tij. Mërgimtari nga Kaçaniku i cili jeton në Austri, është gjetur sot në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të një restoranti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i polìcisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po është gjetur rreth orës 13:40 personi i lajmëruar si i zhdukur. Ai është gjetur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj në afërsi të një restoranti. I njëjti do të intervistohet nga polìcia”, ka thënë Veseli.

Për zhdukjen e tij ka njoftuar sot polìcia me anë të raportit 24-orësh, teksa arsyet e largimit nga shtëpia mbeten akoma të panjohura. Sipas polìcisë i njëjti ishte larguar nga shtëpia më 1 shtator.

Be the first to comment on "Gjendet mërgimtari nga Kaçaniku që u raportua si i zhd ukur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*