Gjendet pa shenja jete 55 vjeçari nga Ferizaj, rezultonte i humbur nga dita e mërkurë

Polìcia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 55 vjeçari nga Ferizaji, i cili rezultonte i humbur nga dita e mërkurë.

Polìcia bën të ditur se vìktima Naim Idrizi është gjetur i vd ekur brenda veturës në një fushë afër fshatit Bablak-Ferizaj.

Më tutje shton tutje se “pas verifikimit të trupit të pajete, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zh dukur”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obd uksion. Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Polìcore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhu ne në trupin e personit të pajete”, vijon njoftimi.

Ndryshe, familjarët e viktimës në njoftimin e bërë për humbjen e tij, kishin njoftuar se ai ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe se herën e fundit kishte dalë nga shtëpia me veturë.

Be the first to comment on "Gjendet pa shenja jete 55 vjeçari nga Ferizaj, rezultonte i humbur nga dita e mërkurë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*