Gjermania e fut Kosovën tek vendet me rrezìk të lartë, këto janë kushtet për hyrje

Rritja enorme e rasteve të reja të infektimeve ka bërë që Gjermania ta vendosë Kosovën përsëri në listën e vendeve me rrezìk të lartë.

Ky klasifikim për Kosovën do të futet në fuqi nga 22 gushti, derisa janë bërë publike edhe kushtet e reja për të hyrë në shtetin gjerman.

Situata epidemiologjike: Kosova është prekur fuqishëm. Së fundi, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Kosova klasifikohet si një zonë me rrezìk të lartë, dhe ky klasifikim hyn në fuqi nga 22 gushti 2021”, thuhet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht vendit të origjinës dhe rrugës së udhëtimit, duhet të prezantojnë një test PCR në hyrje (jo më të vjetër se 72 orë përpara hyrjes”, është kushti që ka vendosur shteti gjerman.

“Udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht dhe nga vaksinimi kanë kaluar të paktën dy javë, s’kanë nevojë për një test negative në hyrje”, thuhet tutje.

Derisa për shtetasit gjerman jepet këshilla që të shmangen vizitat turistike të panevojshme në Kosovë.

Momentalisht në Kosovë janë mbi 16 mijë raste aktive, derisa vendi nga sot ka hyrë në një regjim masash. Klubet e natës s’do të punojnë deri më 1 shtator, dasmat janë ndaluar dhe është shkurtuar orari i gastronomisë./

Be the first to comment on "Gjermania e fut Kosovën tek vendet me rrezìk të lartë, këto janë kushtet për hyrje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*