Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me duetin e radhës

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Gold AG dhe Shyhrete Behluli kanë bërë të ditur se po vijnë me bashkëpunimin e radhës.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në profilet përkatëse duke treguar ardhjen e projektit të ri.

Arian Agushi dhe këngëtarja e mirënjohur e kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh në të kaluarën.

Duetet ndërmjet tyre kanë qenë shumë të suksesshme, prandaj nuk ka dyshim se edhe ky realizim do të pritet mirë nga fansat e tyre.

Be the first to comment on "Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me duetin e radhës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*