Gold AG i përgjigjet ndjekësit i cili thotë se përse mban tatuazh nëse është mysliman

Ai tanimë është një nga artistët më të preferuar në estradën shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për reperin nga Presheva, Gold AG, i cili njëherësh është mjaft aktiv e i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së tij profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Ai është pyetur se përse mban tatuazh marrë parasysh se është një vepër e ndaluar në Islam dhe një nga mëkatet më të mëdha.

“Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar. Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.

Arian Agushi (emri i vërtetë) shquhet si një besimtar i devotshëm dhe praktikues i fesë Islame.

Be the first to comment on "Gold AG i përgjigjet ndjekësit i cili thotë se përse mban tatuazh nëse është mysliman"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*