Gruaja e Edi Ramës, Linda bën rrëfimin e rrallë: Kur jam martuar me të, ai ishte në…

Linda Rama, aktivistja dhe intelektualja e angazhuar, e cila prej 11 vitesh qëndron krah kryeministrit Edi Rama shpalosi përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania dinamikat e jetës në arenën e ashpër politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në karrierë e familje.

E pyetur lidhur me zgjedhjen për t’i qëmtuar daljet e saj në jetën publike dhe për të qëndruar larg daljeve të shpeshta, znj. Rama shpjegoi se kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme dhe e menduar.

“Kam qenë më vizibël deri në momentin kur u martova me Edin dhe fillova të jetoja me të. Profesionalisht gjithmonë flas, kam qenë shumë më aktive, por gjithsesi mu desh që të modifikoja diçka në të gjithë qasjen e shpalosjes në publik. Edhe me audiencat, jo domosdoshmërisht në publik por në audienca sepse ti në momentin që jeton me një politikan sigurisht mund të trajtosh me audiencë profesionin tënd, por ka të ngjarë që lajmi në fakt të jetë i lidhur me pjesën publike të aaj që ti je,” u shpreh znj. Rama.

Intelektualja shtoi se ka zgjedhur të përdorë rrjetin social Twitter si të vetmen platformë sociale për të komunikuar me publikun në rastet që ajo sheh si të volitshme.

Megjithatë sipas Linda Ramës klima politike dhe publike që rrethon familjen kryeministrore shpeshherë mund të jetë sfiduese, pavarësisht përgatitjes mendore që shumë sulme do të vijnë nga kundërshtarët politikë.

“Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë s ulm eve dhe shumë ak uzave.

Be the first to comment on "Gruaja e Edi Ramës, Linda bën rrëfimin e rrallë: Kur jam martuar me të, ai ishte në…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*