Gruaja gjob itet me 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë në Zvicër

Në Zvicër, një milionere u dënua me një gjobë prej 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë. Ajo e voziste Range Rover-in e saj me 93 km/h përmes një qyteti të vogël në atë vend.

Siç raportuan disa media zvicerane, gruaja u filmua ndërsa po ngiste veturën nëpër fshatin Volerau. Kamera regjistroi se shpejtësia me të cilën Range Rover e saj po lëvizte në atë moment ishte 43 km/h më shumë se kufiri.

Meqenëse gjobat në Zvicër llogariten në bazë të të ardhurave ose pronës së shkelësve, kjo shpejtësi i kushtoi shtrenjtë.

Gjykata fillimisht kërkoi një gjobë totale prej më shumë se 370,000 euro, por gruaja apeloi, pas së cilës gjoba u ul në rreth 175,000 euro.

Megjithatë, ajo më parë kishte marrë dy dënime me kusht për veprat e mëparshme. Meqenëse shkelja e saj e fundit aktivizoi mëparshmet, gruaja nga Cyrihu duhej të paguante një total prej 209,000 frangash, ose 192,825 euro.

Be the first to comment on "Gruaja gjob itet me 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë në Zvicër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*