Hajdeni moj bija te nana sa jam gjallë, hajdeni se për ju malli më ka marrë! Hajdeni mirë se vini bashkë me

Hajdeni moj bija te nana sa jam gjallë,
hajdeni se për ju malli më ka marrë!
Hajdeni mirë se vini bashkë me fëmijë,
hajdeni krejt bijat e çitnja nji fli.

Hajdeni bëhuni bashk bëjm llaf e muhabet,
se vallahi n’kët dunja serdhëm me rrnu vet!
Na kurr muhabetin e bijave se kemi ba,
tybe ka pas bereqet e sa shumë sevda.

Kemi ba buk, pite kemi gatu,
kur ka ardh mysafiri sa shumë jemi gzu.
Edhe kur t’vdes nana hajdeni me u knaq,
hajdeni te vllau se ju don pa mas.

Nusen e vllaut ta nderoni, e keni si motër,
ajo me zemër ua shtron bukën n’sofër.
Lidhjen farefisnore Zoti e ka çmu,
me mbajt lidhjet familjare, Kur’ani na ka obligu.

Mosni me nanën kurrë mos u përçani,
të mirën e të keqen mes vete ta ndani.
Kënaquni me motra edhe me vllazni,
mos harroni se sot në jetë askush sdon me ju përzi.

Shiqoni punët e juaja, fjalët ti keni shërbet,
kjo dunja si mbet askujt, as juve sju mbet!
Bija, ju sjeni mysafir ju jeni të shpis,
ktu keni lindë është shpija e fminis.
Dera do jetë hapur sa të jeni gjall
ejani me gëzim e mos hiqni mall.

Shkruar nga:Emine Bajrami

Be the first to comment on "Hajdeni moj bija te nana sa jam gjallë, hajdeni se për ju malli më ka marrë! Hajdeni mirë se vini bashkë me"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*