Haki Abazi kërcënon Albanian Post dhe drejtorin e mediumit: Mos ma nxirrni të keqën prej barku – ta bëj edhe ma zi se në Klan (Audio)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar Albanian Post se nëse vazhdohet të raportohet për të ai do të ndërmarr masa të ashpra.

“Do ta bëjë edhe ma zi se në Klan”, ka qenë një nga kërcënimet e Abazit, kur është kontaktuar nga Albanian Post për të marrë një prononcim për emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës, pasi Abazi është kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Parlamentin e Kosovës.

Kërcënues dhe i shthurur Abazi është treguar veçanërisht kur ka folur për drejtorin e mediumit, Baton Haxhiu.

“Ta bëj më zi se në Klan, për besë ka me ardhë dita më zi se në Klan ka me të ndodhë”, ka thënë Abazi, duke dëshmuar kështu se sa ishte zëvendës-kryeministër në Qeverinë Kurti 1, ai ka ndërhyrë në mediat e Kosovës për të pozicionuar e ri-pozicionuar njerëz, ashtu si i konvenon atij.

Abazit nuk i ka mjaftuar një kërcënim.

Ai është lëshuar edhe në të tjera.

Pa brengen se mund të ketë reprezalje, ai ka vazhduar të kërcënojë mediumin dhe gazetarin Haxhiu.

“Unë po të tregoj, thuaj Baton Haxhiut mos ma qitë të keqen prej barkut”, thotë Abazi.

Abazi, një nga njerëzit më të afërt me kryeministrin, Albin Kurti, e dinte se biseda incizohet, sepse çdo thirrje për prononcime arkivohet, por atij aq i bën. E ka ndjenjën e fuqisë së pushtetit prapa.

Be the first to comment on "Haki Abazi kërcënon Albanian Post dhe drejtorin e mediumit: Mos ma nxirrni të keqën prej barku – ta bëj edhe ma zi se në Klan (Audio)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*