Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

Shqiptarët e Shqipërisë të cilët kanë leje qëndrim në Kosovë do të mund të punësohen deri në gjashtë muaj brenda një viti, pa pasur nevojë që të kërkojnë leje pune.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë së premtes ka miratuar vendimin për ndryshim të kritereve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka sqaruar se këta qytetarë kanë të drejtë të punësohen deri në tre muaj në çdo periudhë prej gjashtë muajsh brenda një viti. Vendimin e ka mirëpritur Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili thotë se do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Ambasadori Minxhozi thotë se si pasojë e barrierave, në Kosovë mund të punojnë vetëm afër 2 mijë qytetarë të Shqipërisë.

Be the first to comment on "Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*