Hoxhaj i del kundër degës në Drenas: Kandidimi i Ramiz Lladrovcit është çështje e mbyllur

Partia Demokratike e Kosovës do të rikandidojë të gjithë kryetarët e Komunave në të cilat qeverisë ajo.

Kështu kanë thënë në një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës pasi dega e këtij subjekti politik në Drenas sot ka nxjerrë në pah një kundërkandidat ndaj kryetarit të tanishëm të komunës, Ramiz Lladrovci.

Në këtë reagim të PDK’së thuhet se ky subjekt politik do t’i rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave ku qeverisin aktualisht.

Gjithashtu në reagim konfirmohet edhe raportimi i Gazetës Metro se Ajazi është kandiduar nga dega në Drenas me mbështetje të deputetëve Sejdi Hoxha e Ferat Shala.

Ky është reagimi i plotë i PDK’së:

Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo.

PDK e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.

Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.

PDK vlerëson punën e secilës Degë në të gjitha komunat e vendit, iniciativat dhe përkushtimin rreth mobilizimit të strukturave të saj për të përgatitur ofertat më të mira për qytetarët e Kosovës, por, sa i përket komunave ku PDK udhëheqë, Kryesia Qëndrore tashmë ka thënë fjalën e saj përfundimtare.

Be the first to comment on "Hoxhaj i del kundër degës në Drenas: Kandidimi i Ramiz Lladrovcit është çështje e mbyllur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*