Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca

Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gazeta Online ka provuar të marrë konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje. Derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, siç merret vesh, angazhimi i teologut nga Peja, si këshilltar, në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë.

Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.

Be the first to comment on "Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*