Iniciohet peticion për ndalimin e Bregovicit dhe paralajmërohet protestë të dielën në Korçë

Artist boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, është kthyer pa diskutim në një prej temave më të përfolura nga mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve.

Ardhja e shumëpërfolur e tij në festivalin e birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta te artistë e figura tjera publike, duke kërkuar bojkotimin e festivalit.

Cila është befasia më e mirë në çdo ndejë të shoqërisë?

Krahas këngëtarëve që ishin prenotuar për të kënduar dhe kanë dhënë dorëheqje, një gjë e tillë ndodhi edhe me disa nga bizneset mbështetëse të festivalit – siç është rasti i Birrës Peja.

Ndërkohë, kjo është edhe arsyeja pse ka nisur së fundmi një peticion online në Change.org, ku kërkohet nga shqiptarët që të nënshkruajnë në emër të një thirrje kolektive që të anulohet pjesëmarrje e Bregovicit në Festën e Birrës në Korçë.

Limiti aktual i nënshkrimeve të kërkuara është vendosur 500, por që mund të rritet në rast se numri i atyre që e nënshkruajnë rritet.

Në përshkrimin e peticionit, iniciuesit përmendin si arsye të kërkesës për anulimin e pjesëmarrjes së Bregovicit, faktin se Kosova ka ende plagë të hapura të luftës dhe se është ofenduese për shqiptarët që një artist me identitet e përkrahje serbe të performojë në një qytet shqiptar.

Ndërkohë një tjetër faqe e quajtur Korç Report në Facebook, e cila jep njoftimet më të fundit lidhur me regjioni ne këtij qyteti, ka njoftuar se këtë të diel do të organizohet edhe një protestë paqësore në Korçë, me kërkesën ndaj organizatorëve që ta largojnë Goran Bregovicin nga lista e artistëve pjesëmarrës në Festën e Birrës.

Protesta pretendohet të jetë paqësore dhe e heshtur, parashikuar të mbahet nesër (e diel) me fillim nga ora 11:00 dhe një kërkesë i është dërguar njësive komunale të qytetit.

Ky është njoftimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):

“Rezistenca kundër Goran Bregoviç në festën e birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.

Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më I fundit në reaksionin e pakënaqsive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.
‘Sapo dorzuam dokumentin ne komisariatin e Policia Korce qe njofton per proteste, per te ndaluar kengetarit Serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca .

Ju ftojm te gjithe Intelektualet , qytetaret nga te gjitha trojet Etnike te jen prezent, per te ndaluar kengetarin serb anti Shqiptarin Goran Bregovic.

Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR . Vendodhia katedralia ortodokse Korce Diten e diel Dt 08-08-2021 Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës”, shkruan Korça Report në Facebook.

Be the first to comment on "Iniciohet peticion për ndalimin e Bregovicit dhe paralajmërohet protestë të dielën në Korçë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*