Investimi në portin turistik të Durrësit, jehonë në CNN

Investim 2 miliardë dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjioze CNN, përcjell albinfo.ch.

Mohamed Alabbar, në intervistën për CNN, teksa e quan Shqipërine “Europa e re”, thotë se të gjithë indikatorët që të investohet në Shqipëri janë pozitivë. Ai thotë se ka parë te ne qeverinë, e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE-së.

“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse, të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Europës së vërtetë”.

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit, ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

“Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.

https://www.facebook.com/watch/?v=4453821337970283

Be the first to comment on "Investimi në portin turistik të Durrësit, jehonë në CNN"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*