Ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s dënohen për mashtrim

Michel Platini dhe Sepp Blatter janë dënuar për mashtrim gjatë kohës kur ishin së bashku në drejtimin e dy institucioneve më të larta sportive, UEFA dhe FIFA.

Dyshja është dënur pas një investigimi gjashtë vjeçar.

Ata kishin marrë pjesë në një pagesë të dyshim të mbi dy milionë dollarëve, dhe sot janë shpallur të fajshëm.

Gjykata Penale Zvicerane sot ka shqiptuar dënimin, që ende nuk dihet se si do të kryhet.

Para se të merret një vendim se a do ketë dënim me burg apo kohën mund ta paguajnë me të holla, aktakuza do paraqitet për konfirmim.

Gjykata Federale e Bellinzonës duhet të vërtetojë aktakuzën, në mënyrë që gjyqi të fillojë ndaj ish-krerëve të lartë.

Përveç mashtrimit, ata akuzohen edhe për “menaxhim të padrejtë”, “shkelje besimi” dhe “falsifikim të letrave të vlefshme”.

Be the first to comment on "Ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s dënohen për mashtrim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*