Ish te fejuarin e prita mbi 10 vjet. Shoqet po më tallin, prandaj vendosa ta gjej fatin e jetës time

Kam afer nje muaj qe kam ardhur ne vendlindje dhe kam kaluar pushime shume te mira me miq e familjar, por askush nuk u kujdes te ma gjej nje burre dhe ta marr me vete kur te kthehem ne Itali.

Une isha e fejuar dhe u bera edhe me letra te rregullta italiane, por ish i fejuari im kishte pasur probleme me ligjin dhe tani ai me ka treguar se do te mungoje per shume vite dhe me ka thene se nuk do te martohemi asnjehere dhe me ka thene qe une ta shikoj jeten time larg nga ai dhe te kujdesem per veten time.

Ka me shume se 10 vite qe une nuk kam bere dashuri dhe mendoja vetem per ish te fejuarin tim dhe shoqet po me tallin se si mund te duroj kur ai me ka dhene leje, bile ne nje menyre edeh me ka larguar nga jeta e vet. Tani nuk kam asnje lidhje me ish te fejuarin dhe kam punuar dhe kam kursyer edhe shume para per gjithe keto vite.

Kam vendosur ti degjoj shoqet e mija dhe ta gjej nje burre me karakter dhe ta vazhdoj jeten e lumtur me nje person qe nuk i pengon se kam qene e fejuar, sepse ashtu ndodhi pa deshiren time,,,ishte deshira e familjes dhe une e respektova mendimin e tyre dhe e kam ruajtur nderin e familjes time pa bere gjera qe nuk jane me traditat tona.

Per te mos e zgjatur une jam e disponimit qe ta vazhdoj jeten me nje njeri te mire dhe te sjellshem sepse nuk dua ti sjell probleme se pari vetes time e pastaj edhe familjes time te ndershme.

Nese mendoni se mund te jetoni ne Itali sepse aty e kam punen dhe banesen time dhe nuk mendoj qe edhe nje kohe te kthehem ne vendlindje edhe pse vendin tim e kam ne yemer dhe do ta mbaj deri sa te jam gjalle.

Ju pershendes nga zenra te gjithe juve qe nerrni mundin dhe me jepni ndonje keshille se a po veproj keq apo me mire eshte te martohem me ndnje shqiptar sepse nga popujt tjere as qe me shkon mendja fare.

Be the first to comment on "Ish te fejuarin e prita mbi 10 vjet. Shoqet po më tallin, prandaj vendosa ta gjej fatin e jetës time"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*