Ismet Kryeziu ‘godet’ Albin Kurtin: Pushteti i blerë me para publike, asnjëherë s’do ta ketë legjitimitetin qytetar

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve shtesë ndaj disa kategorive.

Ai ka shkruar se një veprim i tillë cënon integritetin e zgjedhjeve.

“Falja e parave publike nga ana e Qeverisë së Kosovës për kategori të caktuara të shoqërisë në kohë zgjedhjesh, minon integritetin zgjedhor, cenon barazinë në zgjedhje, duke ndikuar, korruptuar dhe krijuar klientelë elektorale për 14 nëntor”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Pushteti i blerë me para publike, asnjëherë s’do ta ketë legjitimitetin qytetar.

Falja e parave publike nga ana e Qeverisë së Kosovës për kategori të caktuara të shoqërisë në kohë zgjedhjesh, minon integritetin zgjedhor, cenon barazinë në zgjedhje, duke ndikuar, korruptuar dhe krijuar klientelë elektorale për 14 nëntor.

Thënia “Paraja ndryshon gjithçka”, e filozofit politik Cyndi Lauper, kundëragumentohet nga shumë analistë e filozofë të tjerë, sepse paraja i rritë mundësitë e fitores, por jo domosdo ta siguron pushtetin!

Be the first to comment on "Ismet Kryeziu ‘godet’ Albin Kurtin: Pushteti i blerë me para publike, asnjëherë s’do ta ketë legjitimitetin qytetar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*