Ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve, aktorja turke shpallet si gruaja më e bukur në botë

Media e njohur britanike Glamour UK ka shpallur si gruan më të bukur aktoren e njohur turke Hande Erçel. Hande Erçel e kemi parë në shumë seriale turke, ku së fundmi ajo ka luajtur përkrahë aktorit Kerem Bursin në serialin “Dashuria është në ajër” që po transmetohet çdo ditë në Tv Klan në orën 16:05.

Shpallja e aktores 27-vjeçare si gruaja më e bukur ka pasur si mbështetje, por edhe refuzime, ku disa prej njerëzve mendojnë që ajo ka bërë operacione. Por, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, ajo gëzon një bukuri natyrale dhe përpiqet që të ndjekë një rutinë të veçantë bukurie dhe kujdeset mjaft për lëkurën e saj.

Është zbuluar se Hande pi një sasi të madhe uji në ditë për të ruajtur bukurinë e lëkurës dhe lagështinë e trupit. Gjithashtu ajo e fillon ditën e saj me stërvitje dhe këtë gjë e dëshmojnë postimet që ndan në rrjetet sociale.

Një blog që ka të bëjë me stilin e jetesës “Lets Hang Here”, ka shpjeguar se Hande ha shëndetshëm, përdor gjithmonë pastrues fytyre për të hequr lëkurën e vdekur dhe bën maska të ndryshme për fytyrën. Gjithashtu hidraton fytyrën me ujë trëndafili i cili shërben edhe për të hequr njollat dhe papastërtitë nga fytyra.

Be the first to comment on "Ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve, aktorja turke shpallet si gruaja më e bukur në botë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*