Kaos në aeroport/ Dyshohet për prishje të aeroplanit, udhëtarët në panik

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar një gjendje kaotike.

Të gjithë pasagjerët që kishin fluturimin në ora 17:20 të linjës Prishtinë – Basel janë detyruar të zbresin nga aeroplani.

Kështu ka thënë për Indeksonline një pasagjer në kushte anonimiteti.

Ai u shpreh se piloti iu tha se ka prishje të aeroplanit dhe kështu kanë zbritur të gjithë nga aeroplani.

“Temperatura në aeroplan derisa qendronim brenda ka qenë mbi 50 gradë celsius“, u shpreh ai.

Në faqen zyrtarë të aeroportit shihet se fluturimi është shtyrë për në ora 18:50.

Be the first to comment on "Kaos në aeroport/ Dyshohet për prishje të aeroplanit, udhëtarët në panik"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*