Kapet nga organet polìcore dyshuari që merrte deri në 5000 euro për sigurimin e vizave Schengen

Një person është arrestuar nga Polìcia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën “kontrabandë me migrantë”.

A.G, dyshohet se iu ka siguruar disa personave viza Schengen, në ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë Kosovës.

Sipas informacioneve për një vizë ai ka përfituar nga tre mijë e deri në pesë mijë euro.

“Polìcia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamenti të Polìcisë Kufitare, ndërmerr veprime konkrete ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ka siguruar viza Schengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së”.

“Sipas informatave i dyshuari për sigurimin e një vize, vik timave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3000 (tre mijë) deri në 5000 (pesë mijë) euro”.

Po ashtu polìcia ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty ka gjetur ar më, para dhe një varg provash të tjera që dyshohet se lidhen me rastin.

“Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Polìcia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021 me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një Revole 7.65 “Cr. Zastava”, 32 Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një Revole Ekol Aras Magnum, 13 Plumba me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Be the first to comment on "Kapet nga organet polìcore dyshuari që merrte deri në 5000 euro për sigurimin e vizave Schengen"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*