Kelmendi: Për shkak të ngritjes së çmimeve, kam rritur pagat e punonjësve

Biznesmeni kosovar dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se u ka rritur pagesën mujore të gjithë punonjësve të kompanisë së tij në vlerë fillestare 5 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë duke parë fluksin e rritjes së çmimeve në Kosovë.

“Duke parë fluksin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionin në pothuaj çdo segment të jetës në Kosovë, kam marrë vendim që, të gjithë punonjësve të ‘ELKOS GROUP-Etc’ përfshirë këtu edhe kompanitë përcjellëse të familjes tonë, tu bëjë rritje të pagës mujore, në vlerë fillestare me mbi 5%”, shkruan ai.

Tutje, Kelmendi shton se do të jenë bashkë në secilën ditë të jetës, bashkë në çdo sfidë, bashkë në çdo sukses!

“Punonjësve/kolegëve u urojë të kenë vetëm shëndet dhe vetëm suksese në arritjet tona të mëtejme”, shkruan Kelmendi.

Be the first to comment on "Kelmendi: Për shkak të ngritjes së çmimeve, kam rritur pagat e punonjësve"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*