Këngëtarja shqiptare lë nam/ Qytetare e madhe s’di si të mjelë lopën

Elhaida Dani ka qenë një nga të ftuarat në rubrikën “N’Fermë”, që transmetohet tek “E diell”, dhe i është dashur të përballet me një siklet.

Këngëtarja e njohur është munduar të mjelë lopën, por nuk ia ka dalë dot. Që në fillim lopa e quajtur Roza e paralajmëroi Elhaidën.

Lopa e goditi me shkelm këngëtaren, e cila tentoi edhe më pas ta milte dhe sërish ndodhi e njëjta gjë.

Elhaida u tremb pak dhe u zmbraps. Pa asnjë diskutim për diçka jemi të sigurt, bukuroshja shkodrane nuk bën për nuse në fshat…

Be the first to comment on "Këngëtarja shqiptare lë nam/ Qytetare e madhe s’di si të mjelë lopën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*