Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për Pejë, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është vendosur se kush do të jenë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës, Dragashit dhe Gjakovës.

Burimet bëjnë me dije se garës për të parin e Pejës do t’i futet Gramos Agusholli, për Dragashin- Uran Halimi, për Gjakovë do të kandidojë përsëri Mimoza Kusari- Lila si dhe për Lipjan Adnan Rrustemi.

Gradualisht, subjektet politike po zbulojnë emrat e kandidatëve, derisa vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit.

Be the first to comment on "Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për Pejë, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*