Kim: ​Amerika ka një aleate të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria

Pas disa qyteteve sot “Defender Europe 21” ka zbarkuar në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza” ku edhe “zbarkoi” “Defender Europe 21” të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, Presidenti Ilir Meta dhe figura të tjera të njohura.

Kim para të pranishmëve tha se gatishmëria e SHBA-së garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e dy kombeve të sigurta.

Ajo në fjalën e saj shton se Amerika ka një mike të vërtetë, një aleatë të fortë si Shqipëria, duke shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e rëndësishme.

Kim theksoi se “Defender 21” hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Është një moment historik. Gatishmëria, aftësi jonë garanton parandalimin e konfliktit, ruajtjen e paqes, dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta.Shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri tjetrin. Jam e lumtur që ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume në Shqipëri. Janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Si miq dhe aleatë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krahë të njëri tjetrit në konflikte të shumta. Ne e dimë nga ato provoja, që Amerika ka një mike të vërtetë, një aleate që nuk ka më të fortë se Shqipëria”, është shprehur ajo.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë/TCH.

Be the first to comment on "Kim: ​Amerika ka një aleate të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*