Kjo avio-kompani me kosto të ulët nis fluturimet Cyrih – Kosovë nga e diela

Dega e avio-kompanisë Lufthansa, “Eurowings”, nga e diela do të nis fluturimet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Por, ky vendim ka shkaktuar kritika të shumta nga stafi zvicëran i avio-kompanisë, raporton sot mediumi zviceran Watson.ch.

1.3 miliardë franga zvicërane, ishin kreditë bankare të lëshuara nga qeveria federale për linjat ajrore “Lufthansa Swiss” dhe “Edelweiss” në krizën më të madhe të Coronës. Kjo për shkak që Zvicra të mos dobësohet gjatë rindërtimit të trafikut kontinental dhe ndërkontinental, në krahasim me aeroportet gjermane.

Por kanë lindur dyshime të reja se sa kompania “Lufthansa” po i mbahet kësaj marrëveshje.

Nga kjo e dielë, linja ajrore “Eurowings” me kosto shumë të ulët, do të nisë linjën e re nga Prishtina drejt Cyrihut. “Eurowings”, e ka bazën e saj në kryeqytetin e Kosovës.

“Kjo do të thotë se shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, jo vetëm që po konkurron me linjat ajrore rajonale zvicerane “Chair” dhe “Helvetic Airways” të miliarderit Martin Ebner, por edhe me filialin e saj premium, Swiss”, ka thënë i prekur kryesuesi i “Helvetic”.

I pyetur pse Grupi Lufthansa përdor Eurowings në vend të Swiss për fluturimet Prishtinë-Zyrich, një zëdhënës i kompanisë nuk ka kthyer përgjigje.

Be the first to comment on "Kjo avio-kompani me kosto të ulët nis fluturimet Cyrih – Kosovë nga e diela"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*