Kosovarët nuk do të mund të hyjnë në Suedi deri vitin 2022

Qeveria suedeze ka zgjatur ndalimin e hyrjes në këtë shtet për vendet jashtë Bashkimit Evropian, deri më 31 janar 2022. Ky vendim përfshin edhe Kosovën, qytetarët e së cilës, muajve të fundit nuk janë lejuar të hyjnë në shtetin skandinav.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë suedeze, ndalimi i hyrjes në këtë shtet bazohet në një rekomandim të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është në fuqi për një kohë të pacaktuar.

Rregullorja përcakton se një shtetas i huaj që udhëton në Suedi nga një vend jashtë BE-së u nënshtrohet ndalesave deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Kjo nuk vlen vetëm për ata që bëjnë pjesë te “përjashtimet”, të cilëve për të hyrë në Suedi u duhet gjithsesi testi negativ. Përjashtimet, sipas njoftimeve të qeverisë suedeze, përfshijnë shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi në Suedi, që kanë ndonjë nevojë emergjente, ose që kanë ndonjë funksion në këtë shtet.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021.

Ndërkaq, ndalesat për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian do të shtyhen deri më 30 nëntor të këtij viti.

Shtetasit e BE-së mund të hyjnë në Suedi nëse e paraqesin certifikatën e vaksinimit, një test negativ të kryer në 72 orët e fundit, ose dëshminë se janë shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Be the first to comment on "Kosovarët nuk do të mund të hyjnë në Suedi deri vitin 2022"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*