Krasniqi: Politika e Merkel në raport me Kosovën ka qenë e padrejtë dhe ka favorizuar Serbinë

Analist Politik, Milazim Krasniqi, thotë se politika e Kancelares Gjermane, Angela Merkel, në raport me Kosovën ka qenë e padrejtë, e njëanshme dhe tendencioze. Ai deklaroi në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës, se duke favorizuar Serbinë, Merkel e ka quar Kosovën drejt një izolimi edhe më të madh.

“Angela Merkel është një kancelare shumë e suksesshme e Gjermanisë, një lidere e vërtetë e e Evropës por e cila në raport me Kosovën ka qenë shumë e padrejtë, ka qenë shumë e dëmshme, sepse ajo ka favorizuar, procese dhe projekte dhe figura të cilat e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë Kosovën.”

Profesori universitar thotë se ajo ka deklaruar në mënyrën më bizare që Vuçiq nuk gënjen, e që sipas tij ai gënjen çdo herë që e hapë gojën, veçmas kur është fjala për Kosovën dhe për shqiptarët. Tutje ish gazetari thotë se edhe procesi i Berlinit që Merkel e ka ideuar dhe plasuar, më shumë është i konceptuar për të favorizuar Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Drejtuesit e Qeverive tona ndoshta nuk kanë qenë mjaftueshëm as vizionarë as pragmatikë për të parë edhe peshën e rëndësishme që ka Gjermania, kështu që në këtë aspekt ndoshta ka pas edhe gabime taktike dhe jo ndoshta, por sigurisht ka pas, por Gjermania ka mujt me lujt rolin e kujdestarit ndaj Kosovës.”

Sipas Krasniqit, Merkel ndjek një politikë hipokrite, pragmatike, por që nuk e ka parasysh drejtësinë, as të vërtetën por interesat, ekonomike, diplomatike, gjeopolitike të Gjermanisë.

Be the first to comment on "Krasniqi: Politika e Merkel në raport me Kosovën ka qenë e padrejtë dhe ka favorizuar Serbinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*