Kryeministri Albin Kurti emëron edhe tre zëvendësministra në qeverinë Kurti 2

Kanë kaluar më shumë se 140 ditë që kur u votua Qeveria Kurti 2, por kryeministri, Albin Kurti, ende nuk kryer punë me emërimin e zëvendësministrave.

Gazeta merr vesh se sonte kryeministri ka emëruar edhe tre zëvendësministra të ri.

Enes Goran është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Tihomir Dimiq është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural .

Ndërkaq, Ksenija Bozhoviq është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.

Bozhoviq nuk është zyrtarja e vetme që mori post në ministrinë e Rozeta Hajdarit sot. Deputetja, Duda Balje, përmes një fotografie, njoftoi sot se Hajdari është bërë edhe me një këshilltar të ri, Emil Radonçiqin, i cili vjen nga partie e Baljes.

Be the first to comment on "Kryeministri Albin Kurti emëron edhe tre zëvendësministra në qeverinë Kurti 2"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*