Kryeministri Albin Kurti – qytetarëve të Deçanit: Jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, shërim të shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tri ditësh për situatën e rëndë në Deçan, ku mbi 1 mijë e 500 persona raportohet të jenë të helmuar nën rrethana deri tani të panjohura.

Kurti ka përshëndetur qytetarët e komunës së Deçanit, duke iu thënë se ‚është për vizitë jashtë vendit‘, por se atje do të jenë ministri Vitia dhe ministrja Gërvalla.

Albin Kurti shkruan:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Be the first to comment on "Kryeministri Albin Kurti – qytetarëve të Deçanit: Jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, shërim të shpejtë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*