Albin Kurti kërkon nga ministri grek njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është përgjigja e këtij të fundit

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kryediplomatit grek, Nikos Dendias, që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës në takimin bilateral që ka pasur.

Dendias në anën tjetër ka thënë se do të përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Dendias për rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku vota greke ka qenë përcaktuese për pranim, por edhe për votimin për pranim në Bankën Qendrore Evropiane, Frankofoni e Komisionin e Venecies.

Be the first to comment on "Albin Kurti kërkon nga ministri grek njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është përgjigja e këtij të fundit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*