Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar nisen për Kroaci, themelohet një shtab emergjent për rastin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Kroaci për t’i vizituar të lënd uarit e aks,identit tra gjik të mëngjesit të sotëm që i la të vd ekur 10 persona që po vinin nga Frankfurti në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Së bashku me Kurtin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

ZKM-ja tha se institucionet e Kosovës që nga mëngjesi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, të cilat kanë konfirmuar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë. Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të bashkatdhetarëve që humbën jetën. Të lën duarit i sigurojmë se do t’u qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Be the first to comment on "Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar nisen për Kroaci, themelohet një shtab emergjent për rastin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*