Kurti: Posa të kthehem nga Brukseli, do t’ia paraqesim programin qeverisës Kuvendit për miratim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një muaj pasi u votua qeveria e tij, ka deklaruar se pasi të kthehet nga vizita në Bruksel ku është thirrur që të diskutojë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, do të fillojë me “agjendën transformuese”.

Kurti këto deklarime i ka bërë në llogarinë e tij personale në ‘Twitter’, derisa ka përmendur programin për krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e korrupsionit.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në postimin e tij.

“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, shton tutje i pari i ekzekutivit.

We are in the last days of finalising our gov. program for the next 4 yrs, focused on investment to create jobs & justice to fight corruption.

Soon after I return from Brussels next week, we will present the program to parliament for approval and start our transformative agenda.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 24, 2021

Një nga format nëpërmjet së cilës Qeveria Kurti mëton të luftojë korrupsionin është edhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paluajtshme, përmes krijimit të një bordi përkatës. Ky format për luftimin e korrupsionit është kritikuar nga opozita, duke u cilësuar si anti-kushtetues sepse, siç thonë ata, godet vetëm një kategori të njerëzve dhe është politik.

Be the first to comment on "Kurti: Posa të kthehem nga Brukseli, do t’ia paraqesim programin qeverisës Kuvendit për miratim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*