Kurti takohet me ish-ministrat gjerman e holandez dhe me drejtoren e “The Economist Events”, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” në Maqedoni të Veriu, ka zhvilluar takime me ish ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, ish ministrin e financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem dhe me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events” për Greqi, Qipro, Maltë dhe Evropën Juglindore, Nectaria Passarivakis.

Gjatë takimit me ish ministrin e Gjermanisë, Kurti falënderoi Fischer për rolin e tij gjatë vitit 1999, që sipas të parit të qeverisë, rezultoi me intervenimin e NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviq.

“Me z. Fischer kryeministri bisedoi edhe për politikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Ndërsa, në takim me ish ministrin e financave të Holandës u bisedua për investimet në ekonomi si promotor i krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë.

Kurse, me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events”, Kurti foli për mundësinë e organizimit të ngjarjeve të ngjashme edhe në Kosovë nga “The Economist”.

Be the first to comment on "Kurti takohet me ish-ministrat gjerman e holandez dhe me drejtoren e “The Economist Events”, flasin për mundësitë e bashkëpunimit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*