Kurti thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare: Mos i mbyllni sytë para regjimi autokrat në Serbi

Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar Serbinë se po i përkrah grupet kri minale në veri të Kosovës, teksa ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të mos i mbyll sytë para nxitjes që po bën regjimi autokrat në Serbi.

Duke komentuar sul met e mbrëmshme në Zubin Potok dhe Zveçan, kryeministri Kurti ka lavdëruar Polìcinë e Kosovës dhe komunitetet pa dallim etnie për durimin e treguar karshi provokimeve të vazhdueshme.

“Është për të ardhur keq që grupe krìminale në veri të Ibrit gjithnjë të ditura dhe të mbështetura nga Serbia vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës. Polìcia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj, edhe qytetarët pa dallim etnie atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre. Andaj, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që të vazhdojnë kësisoj”, tha ai.

Ai ka thënë se individ e as grupe nuk mund të ngadhënjejnë mbi shtetin tonë, ndërsa ka kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Bashkësia Ndërkombëtare të mos i mbyll sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës që ta kundërshtojnë dhe luf tojnë shtetin tonë. Pikat kufitare 1 dhe 31 janë me polìcë kufitarë, ndërkaq Njësia Speciale atje është për t’i mbrojtur ato”, ka thënë Kurti.

Kurti ka arsyetuar praninë e Njësisë Speciale në veri, duke thënë se sul met në Zubin Potok dhe Zveçan janë dëshmi se çka do të ndodhte në pikat kufitare 1 dh 31 po të mos ishte Polìcia e Kosovës.

“Zjarrvëniet e qëllimshme që kanë ndodhur pak pas mesnate janë dëshmi se çka do t’iu ndodhte pikave kufitare 1 dhe 31 nëse aty nuk do të ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale të Polìcisë së Kosovës. Bllokimi i rrugëve nuk po ndodh nga polìcia jonë, as qarkullimi i lirë i lëvizjes nuk pengohet nga polìcia jonë, përkundrazi”, tha ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri në Shkup, ku po merr pjesë në Forumin Socio-ekologjik.

Be the first to comment on "Kurti thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare: Mos i mbyllni sytë para regjimi autokrat në Serbi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*