“Kush je ti me’m marr në pyetje, ti nuk je gjykatës”, përplasje e ashpër mes Xhavit Halitit dhe gazetarit të T7

Një përballje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të PDK’së Xhavit Halitit, dhe gazetarit të T7 Arsim Lanit, shkruan Gazeta Metro.

Duke folur për deklarimin e pasurisë Haliti është treguar i ashpër me gazetarin kur ky i fundit e pyeti “sa miliona i ki”, ndërsa Haliti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk është punë e tij kjo, dhe të gjithë atë që është dashur ta tregojë për pasuri e ka thënë në instucionin përkatës.

“Sa miliona i ki…”, qe pyetja e gazetarit Arsim Lani që e nxehu Halitin, i cili tha se nuk do t’i përgjigjet sepse ai nuk është gjykatës.

” Unë nuk kam ardhur këtu të flas për këto. Mos duhet me të dhanë ty llogari për këtë, nëse e kam obligim ligjor unë, obligimin e kam kryer, dhe e kam deklaruar pasurinë në Agjencisë për Korrupsion. Unë nuk kam ardhur këtu të ju raportojë juve, kam ardhur për politikë, kaq. Ju po dilni prej kontekstit, po i eksagjeroni gjërat, kush je ti me më pyet për këto”, tha Haliti, trasnmeton Gazeta Metro.

Gazetari i tha se ti e ke deklaruar që i ki 2-3 milionë euro, por Haliti nuk u kursye duke i thënë se po gënjen, sepse nuk ka deklaruar atë po ka bërë shaka.

“Ti po rren, unë nuk kam dekalruar kurrë këto 2-3 milionë që po thu ti, unë kamë bërë shaka në një televizion dhe ju e keni interpretuar sipas dëshirës”, shtoi i nervozuar Haliti.

Për më shumë nidqeni përballjen e ashpër mes Halitit dhe gazetarit Arsim Lanit:.

Be the first to comment on "“Kush je ti me’m marr në pyetje, ti nuk je gjykatës”, përplasje e ashpër mes Xhavit Halitit dhe gazetarit të T7"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*