Kush pëlqehet më shumë në Shqipëri, Osmani apo Kurti. Ky është sondazhi i bërë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri me mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të.

EuroNews shkruan se Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.

Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe pastaj është Albin Kurti me rreth 76%, pastaj Ramush Haradinaj me 72%.

Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të. Por, Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të.

Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

Gjetjet janë të vrojtimit të Barometrit në Euronews, për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Be the first to comment on "Kush pëlqehet më shumë në Shqipëri, Osmani apo Kurti. Ky është sondazhi i bërë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*