Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Metës, por fjalën e fundit e ka dikush tjetër

Kuvendi i Shqipërisë ka shkarkuar zyrtarisht Presidentin e Republikës, Ilir Meta, nga detyra e tij, pas katër vjetësh si kreu i shtetit.

Me vota 104 pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi e miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

Të nevojitura për shkarkimin e tij, ishin 94 vota pro, të cilat u tejkaluan.

Brenda pesë ditëve fjala do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse Meta do të qëndrojë apo jo në detyrën e tij si kreu i shtetit, deri në përfundim të mandatit në korrik 2021.

Para pak minutash në Kuvendin e Shqipërisë, u votua me 105 vota pro raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ndonëse raporti është miratuar me shumicë votash, Kuvendi nuk e ka fjalën e fundit për shkarkimin e presidentit, pasi që është Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të vendosë nëse Presidenti Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo, si dhe nëse deklaratat e tij kanë shkaktuar pasoja.

Këtë vendim Gjykata Kushtetutese e Shqipërisë duhet ta marrë brenda një afati prej tre muajsh dhe vetëm atëherë kalohet në votim nga Kuvendi për seancë shqyrtuese.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur shumica parlamentare e Kuvendit e kërkon shkarkimin e Presidentit Meta nga detyra.

Ilir Meta kur ka deklaruar për këtë raport ka thënë se i njëjti është antikushtetues dhe antiligjor, si dhe nuk ka pranuar të marrë pjesë në asnjë mbledhje të këtij Komisioni.

Be the first to comment on "Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Metës, por fjalën e fundit e ka dikush tjetër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*