Lajm i keq për mbështetësit shqiptarë të Bregoviqit, ai kishte mbajtur koncert kundër bombardimeve të NATO’s

Bashkia e Korçës ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregoviq, duke kërkuar – menjëherë pas kritikave të para – që muzika e tij të mos përzihej me politikë. Duke e përzirë fort muzikën e tij në politikën gjen ocidiale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, këngëtari serb më 1999 kishte organizuar një koncert demonstrues kundër bombardìmeve të NATO’s mbi Serbinë, e cila po kryente krìme makåbre në Kosovë.

Koncerti i mbajtur në Selanik të Greqisë më 1999 ekziston ende si dëshmi që Bregoviq, jo vetëm që nuk ishte kundër atyre krìmeve, por qe rreshtuar hapur krah atyre që po kryenin krìme të paimagjinueshme në Kosovë, siç kishin bërë paraprakisht në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa s’kishte reaguar asnjëherë ndaj krìmeve serbe, reagimin ushtarak të NATO’s, Goran Bregoviq e kishte kundërshtuar me muzikën e tij.

Atë kohë, regjimi i Millosheviqit dhe politika e tij e pèrgjakshme kishte arritur kulmin. Bregoviq u ishte bashkuar mijëra grekëve e emigrantëve serbë që protestonin kundër ndërhyrjes së NATO’s. Koncerti ishte transmetuar edhe në mediat serbe.

Bregoviqit qysh atëherë i kishte dalë në pah pozicionimi politik krah interesave serbe në Ballkan. Muzika e tij ishte bërë si kolonë zanore e gjithë genocìdit serb të kryer në luftërat e viteve ’90.

Për shkak të pjesëmarrjes së Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë, këtë ngjarje e kanë bojkotuar këngëtarë nga Kosova. Pjesëmarrja e Bregoviqit është kundërshtuar zëshëm edhe nga disa artistë nga Shqipëria. Madje, ka nga ta që kanë paralajmëruar se do ta parandalojnë edhe fizikisht performancën e tij në Korçë.

Be the first to comment on "Lajm i keq për mbështetësit shqiptarë të Bregoviqit, ai kishte mbajtur koncert kundër bombardimeve të NATO’s"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*