Laporta jep më të rejat rreth Xavit: Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës, teksa tani mungon vetëm zyrtarizimi.

Mateu Alemany dhe Rafa Yuste kanë përfunduar me sukses takimin e tyre me drejtuesit e Al Sadd dhe tashmë kanë njoftuar Joan Laporta për marrëveshjen e arritur, raporton Mundo Deportivo.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se ai së shpejti do të bëhet trajner i Barcelonës.

“Kontrata e Xavit është pranë finalizimit dhe së shpejti ai do të jetë trajneri i ri i Barcelonës”, tha Laporta.

Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergi Barjuan.

Be the first to comment on "Laporta jep më të rejat rreth Xavit: Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*