Largohet flamuri kombëtar nga lapidari i dëshmorit, Fatmir Ibishi – vendoset ai i Serbisë

Zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka thënë se përmendores së ish-luf tëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Fatmir Ibishit, në fshatin Konqul, i është larguar flamuri kombëtar nga disa persona të panjohur, duke iu zëvendësuar me atë të Serbisë.

Musliu me anë të një videoje në rrjetin social Facebook ka deklaruar se shqiptarët në këtë pjesë vazhdimisht janë duke pasur provokime të tilla.

“E njoftoj faktorin ndërkombëtar se me veprime të tilla shqiptari në shtëpinë e vet çdo ditë është duke u provokuar”, ka thënë Musliu.

Ai në videon e publikuar shihet se e vendos sërish një flamur kombëtar duke e larguar atë serb, transmeton Klan Kosova.

Be the first to comment on "Largohet flamuri kombëtar nga lapidari i dëshmorit, Fatmir Ibishi – vendoset ai i Serbisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*