Latifi: Dorëheqja e Zaevit për shkak të “humbjes së zgjedhjeve” ishte vetëm pretekst

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, dorëheqjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për kinse arsye “të rezultatit zhgënjyes zgjedhor” e ka konsideruar vetëm “pretekst”.

“Shumë njerëz dorëheqjen e Zaevit e kuptuan si veprim të një lideri që merr përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve”, tha fillimisht Latifi.

“Por”, vazhdon filozofi Latifi, “ky veprim i Zaevit nuk besoj se reflekton ndonjë besim të tij në etikën demokratike”.

Latifi thotë se “në Ballkan nuk merret seriozisht ky term”.

“Zaev mezi ia doli ta përballojë marrëveshjen e emrit me Greqinë, dhe sigurisht ai e dinte se nuk do të mund të përballonte edhe një sfidë tjetër, po aq të rëndë: sfidën identitare të vendosur nga Bullgaria, e cila shtetit të tij ia ka mbyllur dyert e integrimit evropian”, shtjellon profesori Blerim Latifi.

Rrjedhimisht, konkludon ai, “Humbja në zgjedhje ishte pretekst fantastik për të që t’i ikë kësaj barre mbytëse”.

Be the first to comment on "Latifi: Dorëheqja e Zaevit për shkak të “humbjes së zgjedhjeve” ishte vetëm pretekst"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*