Leonora Jakupi e uron Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 74-të: Legjendë e muzikës, ty që nuk të zëvendëson askush

Sot (e enjte), po feston ditëlindjen këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Artisti i njohur që prej vitesh ka sjellë hite të panumërta, mbush 74 vjet, dhe në këtë ditë speciale për të nuk kanë munguar urimet nga ana e familjarëve, miqve e kolegëve.

Një urim i veçantë për të ka ardhur edhe nga kolegia dhe bashkëpunëtorja e tij, Leonora Jakupi.

Përmes një fotografi të përbashkët, këngëtarja nga Drenica e ka quajtur të pazëvendësueshëm Sabriun.

“Urime ditëlindja legjendë e këngës. Ty që nuk të zëvendëson askush”, ka shkruar Leonora në urimin e saj.

Kujtojmë që Sabriu dhe Leonora bashkëpunuan në projektin “Simpatia e shkollës”, që u publikua gjatë xhirimeve të festës së Vitit të Ri 2019.

Be the first to comment on "Leonora Jakupi e uron Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 74-të: Legjendë e muzikës, ty që nuk të zëvendëson askush"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*