Lindita nuk mbajti dot lotët/ Del e plotë ngjarja ka çfarë i bëri Olti që qau me dënesë

Debati mes Çimit dhe Linditës solli përfshirjen edhe të pjesës tjetër të konkurrentëve.

Olti, një nga personat që ka dalë me Linditën e ka akuzuar se ajo ka përdorur të gjithë djemtë me të cilët ka dalë.

“Na ke përdorur, na ke përdorur të gjithëve këtu për të bërë xheloz Çimin”, tha Olti.

Kjo ka sjellë revoltimin e saj, e cila është çuar nga karrigia dhe ka kapur nga fyti për pak sekonda Oltin.

Më pas e ka ofenduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga studio në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy.

Pas gjithë tensionit të krijuar me Oltin dhe largimit nga studio, Lindita vendosi të rikthehet në program.

Ajo tregoi se shpërthimi erdhi pasi e preku në aspektin e saj personal dhe nxori anën më të keqe.

Lindita gjithashtu ka thënë se Olti i ka kërkuar që të dalin të përputhur nga programi para se të fillonte puntata.

Këtë gjë djali e ka kundërshtuar, duke theksuar se ka pëlqim por veprimet e fundit kanë sjellë zbehje.

Lindita: Shpërtheva vetëm për një arsye, unë dal nga vetja kur thuhen gjëra të padrejta për mua, s’mund të hedhë baltë mbi nderin tim kur më thotë na ke përdorur. Dua që secili nga çunat të flasë dhe të tregojë nëse i kam përdorur.

Lindita: Para se të fillonte puntata Olti më vinte nga para mbrapa dhe më tha që të dilnim të përputhur bashkë.

Olti: Nuk e kam thënë, nuk është e vërteta.

Lindita: I fundit që duhet të flasë për përdorim kur ai na ka përdorur. Pse e pranoi takimin me mua kur e kam përdorur?! Jo vetëm sot por edhe në puntatën e kaluar, ai kërkon thjesht vëmendje ndaj publikut.

Olti: Nuk thash që dua të dal i përputhur me ty sepse më ke dal nga qejfi. Do fokusohem tek ty por më ke lënë nuk e di. Më ka lënë shije të keqe, por do të doja një takim tjetër me të.

Lindita: Unë nuk kam interes ta njoh Oltin.

Olti: Nëse të kam lënduar të kërkoj vërtet falje.

Be the first to comment on "Lindita nuk mbajti dot lotët/ Del e plotë ngjarja ka çfarë i bëri Olti që qau me dënesë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*