Lojtari nuk e di se kapet nga kamerat, feston golin e kundërshtarit, akuzohet për trukim të ndeshjes

Diçka e pazakontë ndodhi në ndeshjen e kategorisë së dytë në Ukrainë ndërmjet Uzhhorod dhe Kremunçukut.

Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin final në 2:0 në të mirë të Uzhhorod.

Skuadra vendase Kremunçuku shënoi golin e parë në minutën e 65’të të takimit përmes Mikola Gaduçuk dhe në video shihet që numri 18’ i skuadrës mike që po festonte golin e ekipit kundërshtar.

Pamjet bëjnë menjëherë xhiron e internetit dhe ky rast shkon menjëherë në Komisionin e Disiplinës, Etike dhe të Fair-Play-t të Federatës Ukrainase të Futbollit me pretendimin se lojtari ka trukuar këtë ndeshje.

Ndërkohë vetë lojtari e mohon duke deklaruar se nuk ishte i lumtur për golin: “Nëse shihni të gjithë ndeshjen, mund të evidentoni në kamera të ndryshme se unë ngre duart lart dhe duke tundur kokën. Nuk isha i lumtur për golin.”

Be the first to comment on "Lojtari nuk e di se kapet nga kamerat, feston golin e kundërshtarit, akuzohet për trukim të ndeshjes"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*