“Ma bre Glauk, e di që ki qef me bo pak hajgare”/ Ahmeti pasi Konjufca e quajti Bahtirin akademik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas një deklarate të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ku mes tjerash e quan “akademik” kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter i tha Konjufcës se nuk është konteksti komik.

“Ma bre Glauk, të lutem ma! E di që ki qef me bo pak hajgare por nuk është konteksti komik”, ka shkruar Ahmeti.

Konjufca e ka cilësuar sot Agim Bahtirin si akademik, meqë pretendon se ky i fundit i di shumë mirë interesat e popullit të Kosovës.

“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerë kundërkandidatë mundemi me thanë që është akademik”, deklaroi Glauk Konjufca.

Be the first to comment on "“Ma bre Glauk, e di që ki qef me bo pak hajgare”/ Ahmeti pasi Konjufca e quajti Bahtirin akademik"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*