Mehaj: Investitorët amerikanë vlerësuan ofertën time për të investuar në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se investitorë amerikan të industrisë ushtarake kanë shprehur vlerësimin e lartë për ofertën e tij për të investuar në Kosovë.

Mehaj tha se këtë qëndrim, përveç fjalimit në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e ka shprehur edhe në takimin me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Deparamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels.

“Gjithashtu, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Be the first to comment on "Mehaj: Investitorët amerikanë vlerësuan ofertën time për të investuar në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*