Memli Krasniqi largon nga Kryesia edhe tre “komandantë” të fortë

Dikur ishin ndër njerëzit më të fuqishēm në PDK, por sot treshja e “komandantave”, janë jashtë Kryesisë së re.

Sami Lushtaku, Elmi Reçica e Xhavit Haliti, nuk janë më pjesë e organit më të rëndësishëm vendimmarrës në PDK-Kryesisë, raporton Gazeta Blic.Derisa në kohën sa PDK drejtohej nga Kadri Veseli që të tre ishin në Kryesi, nga sot ata nuk do të jenë pjesë e këtij forumi të PDK-së.

Në vazhdim i gjeni emrat e ri të Kryesisë:Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Ndërkaq këta ishin anëtarët e Kryesisë së kaluar të PDK-së:Kadri Veseli,Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Betim Gjoshi, Blerta Deliu, Donjet Bislimi, Eliza HoxhaElmi Reçica, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Fehmi Mujota, Floretë Zejnullahu, Hajredjn KuçiIlir Kurtishi, Luljeta Veseli-Gutaj, Memli Krasniqi, Migjen Kelmendi, Muzafer ShalaSafete Hadërgjonaj, Sami Lushtaku, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi,dhe Xhavit Haliti

Be the first to comment on "Memli Krasniqi largon nga Kryesia edhe tre “komandantë” të fortë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*