Mërgimtari nga Kaçaniku nuk i mban lotët: Më ka marrë malli shumë për Kosovën

Numër i madh i mërgimtarëve kanë arritur në Kosovë, por edhe më tepër pritet të vijnë gjatë këtij vikendi dhe ditëve të ardhshme.

Për dallim nga vera e kaluar kur mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në vendlindje, këtë herë ata veçse janë nisur drejt Kosovës, disa me automjete e disa me transport ajror.

Një mëgimtar nga Kaçaniku nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur është pyetur sa e ka marrë malli.

“Më ka marrë malli për krejt”, ka thënë mërgimtari për ATV, ndërsa nuk i ka mbajtur lotët.

Duhet përkujtuar që numër i madh i mërgimtarëve gjatë ditëve që lamë pas erdhën edhe përmes Aeroportit të Prishtinës, ku vetëm brenda një ditë pati deri në 50 aeroplanë në ardhje

Be the first to comment on "Mërgimtari nga Kaçaniku nuk i mban lotët: Më ka marrë malli shumë për Kosovën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*