Merkel në Shqipëri më këtë datë, takohet edhe me Albin Kurtin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, më 14 shtator do të bëjë vizitën e fundit si kancelare jashtë shtetit. Ajo ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”, ka thënë burimi për AP.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç (takimet bëhen në nivel kryeministrash).

Kancelarja, pas takimeve, për të përcjellë mesazhin e saj, do të mbajë edhe një konferencë për media.

Be the first to comment on "Merkel në Shqipëri më këtë datë, takohet edhe me Albin Kurtin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*